Reshje shiu intensive në Berat, bie bora e parë në malin e Tomorrit

116
Sigal

Qarku i Beratit është përfshirë nga reshje intensive shiu ditën e sotme.

Megjithatë mësohet se problematikat kanë qenë të pakta. Në zonën e mali të Tomorrit ka rënë bora e parë, ndërsa nuk raportohet për problematika lidhur me qarkullimin e mjeteve. Mësohet se, njësia administrative e Gjerbësit është bllokuar pasi ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe dherave.

Autoritetet po punojnë për zhbllokimin e rrugës Dëvri-Gjerbës.

Ndërsa reshjet kanë fryrë përrenjtë e prurjet e tyre kanë çuar lumenjtë drejt pikës së rrezikut ku është dhënë alarmi për gatishmëri pasi mësohet se në urën Pasarel Berat uji ka kaluar parametrat. Deri më tani nuk ka përmbytje të tokave bujqësore.