Ekzekutimi në Elbasan, kush është viktima e atentatit

163
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sërish qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme.

Mësohet se është qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Madrit Ulqinaku, 25 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar pranë stadiumit “Elbasan Arena’. Viktima është qëlluar me armë silenciator, e cila pas ngjarjes dyshohet të jetë hedhur pranë zonës.

Policia ka blinduar zonën dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes