Ekzekutimi i Everest Çakës, zbardhet dëshmia e gruas: Autori u afrua dhe qëlloi me breshëri plumbash

300
Sigal

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Everest Çakës, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Burime  bëjnë me dije se Silvana Çaka ka thënë para grupit hetimor se autori iu afrua makinës së tyre dhe qëlloi me breshëri ndaj bashkëshortit.

Sipas saj, plumbat e kanë kapur 41-vjeçarin në krahë, qafë dhe gjoks. Silvana ka thënë se doli menjëherë nga makina për të kërkuar ndihmë te banorët që ndodheshin aty.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth 20:10 në lagjen “Skënderbej” të qytetit të Elbasanit. Everest Çakës iu bë pritë teksa po shkonte te shtëpia e prindërve të bashkëshortes duke u qëlluar disa herë me pistoletë me silencitaor.

Goditjet ishin fatale për 41-vjeçarin që njihej me dy emra (Everest dhe Ibrahim Çaka) duke ndërruar jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Silvana ka marrë një plagë në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pak më vonë një makinë tip “Benz” u gjet duke u djegur në Golem, e cila dyshohet të jetë e autorëve. Brenda saj është gjetur një pistoletë.