Ekzekutimi i 40-vjeçarit/ Viktima ishte dënuar me burgim të përjetshëm, reagon ILD: Kemi nisur verifikimet

463
Sigal

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka reaguar zyrtarisht sot, pas ekzekutimit te mbremshem te 40-vjeçarit, Hekuran Billa, ndaj te cilit gjykata kishte vendosur denimin me burgim te perjetshem.

Ai ishte akuzuar per Vrasje” dhe “Vrasje në tentativë” dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet burgim.

ILD sqaron sot se ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm.

“Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit”-ben me dije ILD.