Ministri Naço i propozon KLD-se shkarkimin nga detyra te 10 gjyqtareve

591
Ministri i Drejtësisë, në mbështetje të nenit 34 të Ligjit nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të nenit 31 të Ligjit nr.8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, paraqet për shqyrtim pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkesat për procedimin disiplinor të 10 gjyqtarëve si më poshtë vijon:
1. Gjyqtari Ardian Kalia, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
2. Gjyqtari Qani Hasa, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
3. Gjyqtari Rasim Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
4. Gjyqtari Enkeleda Doda, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
5. Gjyqtari Petrit Aliaj, i Gjykatës së Apelit Vlorë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive;
6. Gjyqtari Osman Aliu, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, germat “c” dhe “ç” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipas të cilit, janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë:…ç) refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive; dhe c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.
7. Gjyqtarja Dhurata Bilo, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.
8. Gjyqtari Maksim Qirjazi, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “gj” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: … gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit;
9. Gjyqtari Ilir Pashaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës të parashikuara nga neni 32, pika 3, shkronja “gj” dhe 32, pika 2, germat “c”, “e” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të ciliat parashikohet se: 
“Janë shkelje të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …gj) akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit; 
“Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: …c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto shkelje kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë; e) mungesa absolute e arsyetimit në vendimin gjyqësor; 
10. Gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Vlorë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës, të parashikuara nga neni 32, pika 2, shkronja “c” të Ligjit Nr.9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në të cilin parashikohet se: “Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si më poshtë: c) shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë”.
Nga vlerësimi fakteve Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, i propozon KLD-së, që gjyqtarët t’i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore me masën “Shkarkim nga detyra”.
Sigal