Ekzekutim mafioz në një kafene në Greqi, qëllohet me 8 plumba në kokë 32-vjeçari shqiptar

231
Sigal

Një sulm i armatosur ka ndodhur në Sepolia të Athinës, në Rrugën 30 Durrachiou.

Autoritetet greke njoftuan të dielën pasdite se në një kafene në këtë zonë hyri një burrë dhe ekzekutoi me gjakftohtësi një 32-vjeçar, duke e qëlluar atë në kokë 8 herë, dhe më pas u largua.

Sipas informacioneve të para, viktima, me origjinë shqiptare, humbi jetën nga të shtënat. Autori dyshohet se ka iku me taksi.

Raportet tregojnë se viktima është sulmuar edhe herë tjetër në të kaluarën dhe se ai ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës, por edhe në vrasje dhe pastrim parash.

Forca të shumta policie janë në vendin e ngjarjes. Deri tani, nuk dihet nëse bashkëpunëtori i tij e priste nga jashtë.

Policia ka nisur një ndjekje për të gjetur dhe arrestuar autorin. Hetimi paraprak për çështjen kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës.