U dogj nga zjarri në pusin e naftës/ Vdes pas gati 1 muaji punonjësi në Ballsh

222
Sigal

Punonjësi 51-vjeçar Viktor Ballaj ka ndërruar jetë 29 ditë pasi u plagos nga shpërthimi i flakëve në pusin e naftës në Ballsh.

Ballaj pësoi djegie të rëndë në trup prej flakëve nga shpërthimi i tubacionit të dekantimit të naftës.

Ballaj ishte i vetëm në momentin e ngjarjes dhe iu dogj 40% e trupit.

Gjykata më 6 maj vendosi masë e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për shefin e sigurimit teknik, Erion Alushi. Ai u akuzua për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë pasi ishte përgjegjës për sektorin e dekantimit të naftës dhe punonjësin Viktor Ballaj.