Drejtori i Inspektoratit, Dritan Ylli: “Gëzuar 8 Marsin…Por me të drejtat që ju takojnë”

537
8 Marsi, Inspektorati i Punës shpërndan kartolinë me të drejtat në vendin e punës për gratë punonjëse
“ Sot, duhet t’i themi grave, Gëzuar për ato të drejta që keni fituar dhe ankohuni më shumë për të drejtat e paplotësuara”
Sot, në 8 Mars Ditën e Gruas, Drejtori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli, bëri një vizitë në një ndërmarrje fason, e cila drejtohet nga dy gra sipërmarrëse dhe të gjithë punonjëset i ka gra. Gjatë kësaj vizite, Kreu i Inspektoratit së bashku me stafin e tij, shpërndanë për gratë punonjëse kartolinën e të drejtave në vendin e punës, ku kishte të përmbledhura të drejtat kryesore që duhet të kenë punonjëset.

Pasi takoi dhe uroi gratë punonjëse në këtë ndërmarrje, Drejtori i Inspektoratit, Dritan Ylli shprehu kënaqësinë që në ditën e 8 Marsit ndodhej në një ndërmarrje, që drejtohet nga dy gra sipërmarrëse, të cilat kishin krijuar kushte mjaft të mira pune për gratë e tjera punonjëse. “Duke parë kujdesin se si I trajtojnë punonjëset, dy gratë sipërmarrëse, duket qartë se kemi më shumë nevojë që të fuqizojmë rolin e gruas në sipërmarrje”, u shpreh z. Ylli.

Duke vijuar më tej, Kreu Inspektoratit të Punës tha se 8 Marsi është një ditë që ka ardhur nga një protestë e bërë përpara më shumë se një shekulli nga një grup punonjësesh që kërkonin më shumë të drejta në punë. Ndaj, tha z. Ylli “sot duhet t’i themi grave, gëzuar për ato të drejta të fituara gjatë viteve dhe të ankohemi e të ngremë më shumë zërin për ato të drejta të paplotësuara, si në vendin e punës, ashtu dhe në jetë.”

Ai theksoi se Inspektorati Punës ka prioritet çdo ditë mbrojtjen e të drejtave të grave në vendet e punës dhe duke ju referuar shifrave, shprehu kënaqësinë që në këtë vit ka 700 gra më pak në punë të zezë, sikurse ka 43 për qind më shumë gra të pajisura me kontrata të rregullta punë, ku garantohen të drejtat e tyre.
Sigal