Sigal

Nga Specialistët e Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43 vjeç, lindur në Pukë.

Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe  e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur  arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë