Aksident në hyrje të Parkut të Dajtit, makina bie në një greminë, plagosen dy persona

267
Sigal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të Parkut të Dajtit.

Një makinë ka rënë nga disa metra lartësi në një greminë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy të plagosur, një 33-vjeçar me iniciale A.Ll. dhe një 22-vjeçare me iniciale J.J.

Fatmirësisht ato janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhen në spital duke marrë shërbim shëndetësor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.