Eksporti i milionave nga aeroporti i Rinasit

523
Nëse kupola e shtetit, kupola e policisë, kupola e Aeroportit të Rinasit, prokuroria, kupola e Bankës së Shtetit, mafia e bankave private të përziera në lojën e nxjerrjes ilegale të parave jashtë Shqipërisë dhe politikanët që janë pjesë e këtij pisllëku, kanë vendosur të mbyllin skandalin e grabitjes së 16.1 milionë eurove në Rinas prej 2 grabitësve të cilët u futën në pistën e Rinasit dhe shkuan e morën thasët me miliona euro tamam sikur shkuan e morrin një tortë të porositur, duket se këtë skandal e krim edhe ndërkombëtar, nuk do ta mbyllin shërbimet e huaja të hetimit, të cilat kanë nisur operacionin special “Eksporti valutës”. Eshët një ngjarje e rëndë, por që dje në seancën parlamentare, u tentua të kalohej lehtë, për ta bërë edhe këtë grabitje “kurban” të lënë në harresë! Por hetimet nga shërbime të tjera edhe brenda Shqipërisë, janë pozicionuar përballë këtij skandali, për at hetuar e zbardhur. Burime të gazetës “telegraf”, bëjnë me dije se kjo grabitej dhe grabitjet e tjera të lekëve që niseshin drejt Rinasit për të përfunduar ilegalisht në bankat jashtë Shqipërisë, janë një zinxhir strukturash që kanë vepruar në union e që po heshtin e po përpiqen ta mbyllin po në union. Po flasim Konkretisht.
Në 15 vitet e fundit kanë dalë miliona lekë jashtë shtetit, në 672 raste
Një hetim special, që tashmë ka shkuar në duart e shërbimeve të huaja që po investigojnë rastin e fundit të grabitjes në Rians dhe gjithë rastet e tjera, sidomos vjedhjen në bankën e shteti dhe dy grabitjet 3.5 e 6 milionë euro të grabitura në rrugën për në Rinas dhe në qendër të Tiranës në dhjetor 2015 e në shkurt 2016, kanë zbuluar se në 15 vitet, e fundit, nga Rinasi, nga kufiri detar dhe nga kufiri tokësor shqiptar, janë Eksportuar ngarkesa të shumta valute e sendesh me vlerë, të cilat kanë kaluar kufirin me thasë me logo bankare, dhe me stampë konfirmuese të bankës së shtetit Shqiptar. Sipas informacionit, që prej vitit 2001 e deri në rastin e grabitjes në Rinas më 30 qershor 20156, nga Rinasi, nga portet Durrës, Sarandë, Vlorë, e Shëngjin, por edhe nga Kapshtica, Kakavija, Qafë Botë e madje edhe nga Tri Urat, hani Hotit dhe Miruqani, kanë kaluar ilegalisht672 ngarkesa me thasë e me arka me valutë. Natyrisht ato nuk janë transportuar “sheshit”, por gjoja me letra zyrtare si depozita e transaksione ligjore mes bankave shqiptare e të huaja, por edhe si fonde investimi për biznese ortakërie të bizneseve shqiptare me kompanitë e njohura italiane, amerikane, franceze, gjermane, turke, kroate, serbe, kosovare e deri ruse dhe indiane. këto ngarkesa janë bërë nën përkujdesjen e krerëve të lartë bankës së shtetit, 3 raste të cilëve gazeta Telegraf” i ka denoncuar qysh në datën 7 qershor 2016, duke publikuar krimin e nxjerrjes legale të valutës nga kufiri në Sarandë! Të gjitha ngarkesat janë bërë me thasë, me arka, por edhe të maskuar deri si vaksina nëpër kuti vaksinash, si gjoja kthim vaksinash të skaduara. Këto raste janë vënë në “sanderin” e hetimit nga shërbimet e huaja dhe nga agjenci të tjera brenda Shqipërisë, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me krimin e organizuar shtetëror.
Mbi thasët e grabitur në Rinas ishte vula e plumbosur e Bankës së Shtetit
Çudia është ky fakt: Drejtuesi i bankës së shtetit, po hesht, paçka se është institucioni kushtetues e ligjor, i autorizuar dhe i detyruara që të kontrolloj dhe “peshojë” çdo qindarkë, apo fije kartëmonedhe e që del nga Shqipëria. Në rastin konkret të daljes së milionave që u grabitën në Rinas, rezulton se mbi thasët e mbushur ishte vula pumbosur e Bankës së shtetit dhe letra shoqëruese konfirmuese firmosur nga guvernatori Gent Sejko, pasardhësi i Fullanit. Përse hesht guvernatori dhe nuk jep shpjegim për vulën dhe firmën, për këtë leje eksporti të 16.1 mijë eurove! Kush e detyroi të firmoste? Përse e pranoi? A ka vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, për këtë nxjerrje jashtë shtetit? Të kujt ishin vlerat që do të nxirreshin jashtë shtetit? Ku do të çoheshin? Me çfarë motivi po dilnin nga Shqipëria? Përse prokuroria nuk merr të parin në pyetje, guvernatorin?
Ligji Nr. 9861, datë 24.01.2008, që ngarkon me përgjegjësi Policinë e Shtetit 
Në nenin 5, ligji përcakton qartësisht se, “Kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit janë kompetencë e Ministrisë së Brendshme” dhe se detyrat e kontrollit dhe të mbikëqyrjes së kufirit i kryen Policia Kufitare dhe e Migracionit.
Në nenin 4, përcaktohet se zona e kontrollit kufitar në pikën e kalimit kufitar… vlerësohet: i) territori nga kabina e kontrollit, salla e transitit, përfshirë edhe vendqëndrimin e avionëve (VQA), për daljen nga kufiri; ii) territori nga VQA-ja deri te dalja jashtë kabinës së kontrollit, për hyrjen në kufi”.
Neni 6 i ligjit përcakton qartë se Policia Kufitare dhe e Migracionit ka për detyrë: Kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Marrjen e masave për ndalimin e personave, që kryejnë veprimtari të kundërligjshme nëpërmjet kufirit, si dhe të personave të kërkuar; bllokimin e mjeteve dhe të mallrave, që hyjnë ose dalin në mënyrë të kundërligjshme.
Neni 22, ngarkon policinë “për të patrulluar dhe qëndruar në vende, përgjatë vijës së kufirit, që mendohen si të mundshme për kalim të paligjshëm” duke përdorur për këtë mjete teknike dhe elektronike.
Pikërisht dera nga hynë grabitësit, e cila shërben për hyrjen e mjeteve që bëjnë furnizimin e avionëve me karburant apo produkte të tjera, është një nga vendet e “mundshme për kalim të paligjshëm”. 
Sigal