Fshehu pistoletën e vrasjes së Kolaverit, 3.4 vite burg Elez Bajës

459
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.4 vite burg Ezel Bajan të akuzuar për “Armëmbajtje pa leje”. Baja ka qënë në një proces gjyqësor me Xhelal Dacin dhe Gazmir Dacin, të akuzuar për vrasjen e Robert Kolaverit. Për shkak të pranimit të akuzës dhe hyrjes së tij me procedurën e gjykimit të shkurtuar, dosja në ngarkim të tij është vvecuar duke u gjykuar shpejt. Pak ditë më parë Baja u deklaruar fajtor vetëm për akuzën e sipërcituar, ndërkohë për akuzën e vrasjes prokuroria është duke vijuar hetimet për babë e bir Xhelal dhe Gazmir Dacin.Vetë i pandehuri Baja në fjalën e tij para së gjykata të jepte vendimin ka deklaruar se: “…Unë deklaroj se jam i pafajshëm në lidhje me veprën penale për të cilën akuzohem, por gjykatës, përfundimisht, i kërkoj falje për përfshirjen time në këtë ngjarje…”
Sigal