Sherr në stacionin e trenit, theret me thikë i riu shqiptar në Itali

722
Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë në Itali pasi u qëllua me thikë.
Shqiptari me inicialet B.A., u qëllua pranë stacionit në Diano Marina në rrugën “Milano”, shkruan ImperiaPost.it
I riu u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e tij shfaqet tepër kritike pasi ka plagë shumë të thellë në shpatullën e majtë.
Sipas autoriteteve italiane, gjithçka ndodhi pas një sherri të nisur në vendngjarje, por nuk janë dhënë infomracione të tjera.
Policia ndërkohë po merr në pyetje dëshmitarët që japin versionet e tyre për ngjarjen
Sigal