Ekspertja: Marrëveshja me Italinë për pensionet, rrezik dështimi

Ndërsa Parlamenti Italian ka vendosur të miratojë një fond buxhetor për njohjen reciproke të viteve të punës për shtetasit shqiptarë, ky lajm shumë i mirë, do të zhbëhej nëse Qeveria jonë nuk do të ndërmerrte hapat e nevojshëm për të bërë të mundur nënshkrimin zyrtar të marrëveshjes.

Alarmi vjen nga Beskida Aliaj, Drejtoreshë e sindikatës Patronato INAS CISL Albania. Ajo thotë se nuk ka ende të dhëna konkrete për veprime institucionale nga ana e Qeverisë Shqiptare.

Sigal

Vlerësohet se janë rreth 600-deri 700 mijë shqiptarë që do të përfitonin drejtpërdrejt nga njohja reciproke e pensioneve me Italinë, në një kohë që në mungesë të një marrëveshjeje të tillë, shumë prej tyre nuk janë në gjendje të përftojnë pension as në Shqipëri, as në Itali.