EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, humb jetën një grua

318
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Lezhë-Milot, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën shtetasja Gjelina Lleshi.

Fillimisht ajo mbeti e plagosur rëndë dhe u bë nisja e saj drejt spitalës të Traumës, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere  në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Informacioni në vijim

Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.