Eksperti hedh në ajër veten bashkë me 4 djem

524
Qeveria afgane ka njoftuar se një ekspert i prodhimit të bombave për kryengritësit talebanë, e ka hedhur në ajër pa dashje veten bashkë me katër djemtë derisa po përgatiste mjete shpërthyese në shtëpi.
Zëdhënësi i guvernatorit provincial në provincën Sar-i-Pul, Zabuillah Amani, ka thënë sot se Kamal Khan, po ashtu komandat talibanez në pjesën veriore të kësaj provincë, vdiq gjatë natës duke përgatitur mjete shpërthyese në shtëpinë e vet.
Amani ka thënë se besohet se Khan ishte prodhuesi më i mirë i bombave rrugore i talebanëve në këtë provincë.
Këto lloj bombash janë përdorur në mënyrë të shpeshtë dhe efektive për dite të tera kundër forcat qeveritare të sigurisë dhe trupave ndërkombëtare në Afganistan.
Sigal