E provuar shkencërisht, kafja të zgjat jetën

760
Kafeina tek filxhani i kafes së mëngjesit mund të shërbejë jo thjesht për t’ju zgjuar nga gjumi. Ajo mund të ulë gjithashtu rrezikun për t’u prekur nga kanceri, sëmundja e alcajmerit dhe zemrës, thonë ekspertët.
Kafeina ndihmon në uljen e inflamacionit në trup, i cili shkakton tension të lartë të gjakut dhe bllokim të arterieve. Testimet laboratorike kanë treguar se kafeina bllokon këtë proces të inflamacionit – që është një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës.
“Më shumë se 90% e të gjitha sëmundjeve lidhen me inflamacionin kronik”, thotë autori kryesor i studimit, dr. David Furman.
“Më shumë se 1000 studime dhe eksperimente të ndryshme kanë siguruar të dhëna që tregojnë se inflamacioni kronik çon në zhvillimin e disa llojeve të kancerit, sëmundjen e alcajmerit, demencës, sëmundjet kardiovaskulare, osteoartriti, madje edhe në depresion.
“Dihet gjithashtu se kafeina lidhet me jetëgjatësinë. Shumë studime e kanë treguar këtë lidhje.
“Ne mund të kemi gjetur një përgjigje përse ekziston kjo lidhje”.
Gjatë studimit, të publikuar tek revista “Nature Medicine”, u analizuan mostrat e gjakut, të dhënat mjekësore dhe familjare të më shumë se 100 njerëzve mbi moshën 10 vjeç.
Studiuesit u fokusuan në dy gjene që njihen si shkaktarë të inflamacionit kronik dhe monitoruan gjithashtu dy grupe nga pjesëmarrësit e moshuar; njëri me nivele të larta të këtyre gjeneve dhe grupi tjetër me nivele të ulëta.
Ato me nivele të larta të gjeneve ishin më të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut dhe arteriet e bllokuara, ndërsa personat me nivele të ulëta të gjeneve kishin 8 herë më shumë shanse që të kishin pasur një pjesëtar familjeje që kishte jetuar mbi 90 vjeç.
Sigal