Ekonomia drejt “greminës”: Nesër ulen qepenat, biznesi i Vogël dhe i Mesëm në protestë

146
Sigal

“5% monopole po ndihmohen dhe oligarkët me fije të padukshme me qeverinë shqiptare, ndërsa ne të tjerët po paguajmë më shtrenjtë çdo produkt. ERE është vënë në dispozicion të qeverisë shqiptare, shkatërrohet gjithçka këtu.”

Çmimet e rritura të karburanteve nuk janë shqetësim vetëm për qytetarët, por duket se kanë detyruar edhe biznesin që të “zgjohet” dhe t’i kërkojë qeverisë që të ndalë abuzimin në treg. Shoqatat e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm kanë paralajmëruar protestë ditën e sotme ne për të kundërshtuar politikat e qeverisë për përballimin e krizës ekonomike. Ata thonë se çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm, ndërsa shtojnë se në çdo biznes në Tiranë nesër duhet të ulen qepenat nga ora 10:00-11:00.“Çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm. Më 5 nëntor do ketë protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatorin. Do t’i lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojmë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”,- thanë përfaqësuesit e shoqatave në një deklaratë. Kërkesa e tyre për qeverinë është që të tërhiqet nga paketa fiskale për vitin 2023 që dy apo trefishon gjobat. Gjithashtu bizneset kërkojnë të mos rritet çmimi i energjisë elektrike për ata abonentë që tejkalojnë fashën 800 kwh në muaj dhe të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant që tregtohet.

Do të falimentojnë mijëra biznese!

Kreu i shoqatës së biznesit Albert Nasto foli për kërkesat që ata kanë ndaj qeverisë dhe si do planifikohen protestat në rast se nuk ka një zgjidhje konkrete për situatën e rënduar ekonomike.“Janë 9 taksa për çdo litër karburant. Ne kemi kërkuar që herët qeverisë shqiptare që të përgjysmojë deri në një moment të caktuar taksat mbi naftën, të paktën deri në 50%. Me këto taksa të larta, po shkatërrohet dhe ky lloj biznesi që ka mbetur në Shqipëri. Qeveria shqiptare ndihmon më shumë oligarkinë apo monopolin, ka arkëtuar 460 milionë euro nga taksat mbi karburantin kjo qeveri, pra sot ne kemi çmimin më të lartë. Ne protestojmë për këtë, të hiqet 60% taksë e karburantit për një vit ose më shumë, sepse vendet e rajonit po bëjnë gjithçka për të mbajtur gjallë bizneset.5%. Monopolet po ndihmohen dhe oligarkët me fije të padukshme me qeverinë shqiptare, ndërsa ne të tjerët po paguajmë më shtrenjtë çdo produkt.

Çështja e dytë, çmimi i energjisë elektrike, 182 lekë për kilovat dhe theksoj se çdo kilovat nga hidrocentralet tona del me 99 lekë të vjetra. ERE është vënë në dispozicion të qeverisë shqiptare: shkatërrohet gjithçka këtu.70%e biznesit hyn në fashën 800kwh, nëse futen në këtë fashë atëherë do mbyllen qepenat, jo vetëm një, por me mijëra. Pse të rritet energjia elektrike kur në 2021 i përmbushëm të gjitha nevojat?! Ekonomia ka “rrëshqitur”, gjysma e saj është monopol”-tha Nasto.