Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha të shtunën se ‘Ballkani i Hapur’ ka përfunduar si nismë. Përmes një reagimi Tahiri thekson se Rama “as nuk u skuq” që ishte pjesë për disa vite me radhë e një projekti ruso-serb.
“Edi Rama i dha lamtumirën sot ‘Ballkanit te hapur’ – madje pa u skuqur fare që u bë pjesë e këtij projekti hegjemon ruso-serb për disa vite… “ -u shpeh kështu Edita Tahiri.
Të shtunën Rama tha se ‘Ballkani i Hapur’ e ka mbyllur misionin e saj, pasi ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi.





















