“Edi Rama: Kalova lumin…”, parulla më pikante kundër ndërtimit të HEC-eve/ FOTO

499
Sigal

Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara godinës së Kryeministrisë, kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e vendit.

Në protestën e organizuar nga shoqëria civile protestuesit mbanin në duar pankarta ku mbishkruheshin thirrje kundër ndërtimit të hec-eve, që konsiderohet prej tyre si akt gjenocidi.

“Edi Rama: Kalova lumin bëra hidrocentrale”-ishte një ndër parullat më pikante në këtë protestë.

Protestuesit u shprehën se me ndërtimin e këtyre hec-eve, shumë njerëz rrezikojnë të humbin shtëpitë, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhin e trashëguar prej brezash.

Ndërkaq, protesta të kësaj natyre janë parashikuar të organizohen në të gjithë Ballkanin deri më datë më 16 korrik.