“Edhe qeveritë e tjera do të paguajnë paratë“/ Berisha zbulon pikën skandaloze në kontratën e Portit të Durrësit: Ndërtuesit që marrin pjesë do të futen në listën e zezë

107
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kontrata që kreu i qeverisë Edi Rama parashikon të firmosë për Portin e Durrësit përmban një pikë që detyron edhe qeveritë e tjera që do të vijnë në pushtet të paguajnë paratë. Ai paralajmëroi kompanitë e ndërtimit që do të përfshihen në këtë projekt se do të përfshihen në listën e zezë.

“Ky nen edhe njëherë jua lexoj që t’ia përcillni shqiptarëve. Pamundësia e heqjes dorë nga kontrata. Asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e njërës palë nga kontrata. Edhe nëse ikën Rama edhe qeveria që vjen është e detyruar të hedhë paratë. Vetëm hajdutë si ai mund të firmosin kontratë si kjo. Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet përveç kontratave të Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk ndalon. Është më mirë që të veprojë SPAK. Ai gjyq do të jetë i pashmangshëm. Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus që i jep një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë.

Merr bonusin në vitin 2016 dhe vetëkrijohet 8 muaj mbrapa. I kapur përfundimisht. Për të besuar se në këtë mënyrë do i mbyllë dhe do i lërë në harresë njëra pas tjetrës. Jam sot këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit që hodhën në kosh të plehrave Mahnatanin. Një kompani e cila e lidhur me vëllezërit Karriç dhe Lukashenkon, Vuçiçin. Edi Rama mbrëmë paraqiste Eagle Hill si kompania që do të ndërtojë projektin në Zagrebin në një kohë që qytetarët atje e kishin hedhur në kosh të plehrave. Mashtron publikisht qytetarët shqiptarë se kësaj kompanie i është besuar ndërtimi në Zagreb. Në një kohë që ajo histori është mbyllur dy vite më parë nga qytetarët e Zagrebit. Kryetari i bashkisë atje kishte hapur garën. Si duket nuk kishte për vete kompani. Edi Rama nuk hap garë se e ka të veten kompaninë.

Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytertarët shqiptarë nuk mund të pranojnë të qëndrojnë duarkryq para akteve të tilla. PD do përdorë të gjitha format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që sot kanë shqiptarë. Porti mijë vjeçar i Durrësit është më i çmuar se çdo pronë tjetër publike në këtë vend. Do i prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Çdo kompani ndërtimi që merr pjesë në këtë projekt do të futet në listën e zezë dhe i paralajmëroj të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të qytetarëve shqiptarë. Po regjistrohen nënkontraktore tani në Durrës”, deklaroi ai.