Në një kohë kur kanë ngelur edhe 20 minuta nga nisja e protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ende nuk ka mbërritur në selinë e PD-së.
Opozitarët janë bërë gati për protestën para Kuvendit, e cila pritet të nisë në orën 09:30.
Sakaq, 10 deputetë opozitarë janë të përjashtuar nga seanca plenare, ndërkohë që në Kuvend në rend të ditës është votimi për imunitetin e Berishës, nëse do të jepet apo jo autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit.