Edhe 7 lëkundje tërmeti në Bulqizë, 62 banesa të dëmtuara

174
Sigal

Prej disa ditësh, Bulqiza është kthyer në një zonë me lëkundje të vazhdueshme tërmeti.

Sipas raportimeve të fundit, në 48 orët e fundit në këtë zonë janë regjistruar 7 lëkundje dhe paniku është i madh tek banorët. Po ashtu janë 62 banesa të dëmtuara.

Tërmeti më i fortë ishte ai së premtes, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.

Ndërkohë vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.