Edhe 15 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Harta zgjerohet në tre qytete të mëdha,Ministria jep detaje

321
Sigal

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me koronavirus.

Në të dhënat e përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë testuar 111 persona të testuar, 15 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e reja e çojnë në 212 numrin e të prekurve zyrtarisht me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa numri i të vdekur ka shkuar në 10 persona.

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli bëri me dije se harta e të prekurve është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste

– Durrës 12 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 22 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 5 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 3 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 1 rast