Loja e qeverisë për të kompensuar në qindra milionë lekë qendrat tregtare, pra vetëm disa biznesmenë të mëdhenjë

548
Të gjitha bizneset e mbyllura po i kërkojnë kryeministrit që të kompensojë pagat e punonjësve, të cilat çdo firmë apo kompani i ka të deklaruara në sigurime shoqërore. Ministri Arben Ahmetaj është caktuar shefi i ndarjes së 100 milion eurove nga buxheti shtetit. Mjeshtrisht kanë hartuar listën e aktivitetëve që lejohen dhe ato që duhen mbyllur. Djallëzisht atyre që nuk duan t’ju japin lekë e kanë shkruar se “lejohen” në mënyrë që asnjë gjykatë nuk iu jep dot të drejtë sepse thotë “ti ke qenë lejuar me VKM”! Ndërkohë që policia dhe kontrollet nuk i lejojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Vetëm 34 aktivitete private do kompensohen nga 140 të listuara. Pra nga 100 milionë eurot që do i japin sa për sy e faqe biznesit të vogël që nuk përben as 20 përqind të 100 milionë eurove, ndërsa pjesën tjetër  afro 80 milionë euro do e marrin grupimi “Qendrat Tregtare”, etj, sepse janë listuar “Mbyllur”. Natyrisht që edhe ata kanë të drejtë të kompensohen për pagat e punonjësve, por 116 aktivitete të tjera biznesi nuk do marrin kokërr leku. As edhe media, e cila po përballon krahas me mjeksinë dhe policinë, krejt informacionet që i duhen publikut të mbyllur në shtëpi.
Për të ilustuar argumentat tona po marrim për botim artikullin e revistës prestigjioze shqiptare Monitor. Ja se ç’shkruan Monitor:
Është publikuar sot në Fletoren Zyrtare vendimi i shumëpritur që sqaron se si do të kompensohen të punësuarit/vetëpunësuarit, aktiviteti i të cilëve është mbyllur për shkak të situatës së krijuar me Covid-19. https://www.monitor.al/te-vetepunesuarit-del-vendimi-si-te-aplikoni-per-te-perfituar-page-nga-fondi-i-qeverise/
Sigal

Vendimi sqaron se përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë për vitin 2019, sipas kategorizimit të mëposhtëm: a) Personat fizikë të vetëpunësuar; b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Në vendimin e qeverisë thuhet se për të përfituar ndihma financiare, subjekti duhet të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin. Të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.

Një tjetër kusht është që subjekti tatimpagues duhet që së pari të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim.

Kjo do të thotë që kompensim do të marrin vetëm subjektet që janë pjesë e aktiviteteve ekonomike të mbyllura. Nëse subjektet e kanë mbyllur biznesin, por nuk janë pjesë e listës, atëhere ata automatikisht nuk kompensohen.

Më herët, tatimet kanë publikuar, bazuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, listën e aktiviteteve që mbyllen dhe atyre që lejohen. https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1282/lista-e-aktiviteteve-qe-do-te-lejohen-te-ushtrojne-aktivitetin-e-tyre-dhe-aktivitetet-te-cilat-do-te-ndalohen-te-ushtrojne-aktivitetin-ekonomik-duke-filluar-nga-data-24-mars-2020

Duke filluar nga data 24 Mars 2020, nuk do te lejohet ushtrimi i aktiviteteve te njesive te shitjeve te percaktuara ne tabelen me poshte te cilat jane shenuar me ngjyre te kuqe dhe kane statusin “Mbyllen”

Ndalohet ushtrimi i aktiviteteve në ambjente që ofrojnë shërbime, lokale nate, ambjente të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktivitete palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi, të njësive të shitjeve në të gjitha  Qendrat Tregtare si dhe çdo njesie tjeter qe kryhen shitje me pakice te artikujve: industrial, kulturor, veshjeve te llojeve te ndryshme, mallrave artistike, sportive dhe kozmetike.

Do te lejohen te vazhdojne ushtrimin e aktivitetit te gjithe tatimpaguesit qe kryejne aktivitet ne fushen e prodhimit bimor dhe shtazor, perpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobiljeve,prodhimi i energjise,prodhimi dhe furnizimi me uje, si dhe sherbimet e pastrimit, ndertimit te ndertesave, punimeve inxhinierike etj.., te percaktuara ne tabelen me poshte te cilat kane statusin “Lejohen”.

Në listë, nga 140 aktivitete ekonomike, vetëm 34 e kanë të ndaluar aktivitetin (shiko dhe listën në fund), ndërsa pjesa tjetër, që nuk është pjesë e aktiviteteve të ndaluara, nuk përfiton kompensim për punonjësit.