E rëndë në Tiranë/ Makina përplas 13-vjeçarin

362
Sigal

Një djalë 13-vjeçar është përplasur nga një makinë sot në Tiranë. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:15, në Fushë Mëzez.

Mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2020, reth orës 11:15, ne “Fushë-Mezez” mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.