E rëndë në Pogradec/ Vetëvritet me armë zjarri i moshuari, detajet

25
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec.

Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke qëlluar veten me armë zjarri, në banesën e tij në fshatin Vërdovë.

Sipas informacioneve të para nga policia raportohet se 65-vjeçari në momentin e krimit ka qenë i vetëm në një nga dhomat e banesës dhe më pas ka qenë bashkëshortja e tij që ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në vendngjarje.

Mësohet se viktima jetonte vetëm me bashkëshorten e tij e cila ka lajmëruar menjëherë policinë dhe kjo e fundit po punon për zbardhjen e ngjarjes.