E rëndë në Korçë, nëna gjen djalin pa shenja jete në banesë

131
Sigal

Nëna ka gjetur djalin e saj 50-vjeçar në banesë, pa shenja jete.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas 50 vjeçar, i cili me mjet të ftohtë ka vrarë veten në banesë.

Ka qenë nëna e tij që e ka gjetur dhe ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur pranë banesës për zbardhjen e rrethanave.

Pritet edhe eksperti i mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminimin e viktimës.