E rëndë! Makina del nga rruga dhe përmbyset në Dimal, shoferi humbet njërin krah

162
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Hinkë, të bashkisë së Dimalit.

Një automjet tip “Opel Astra”, me drejtues një 45-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur anash saj.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur njërin krah shtetasi Krenar Cjapi, drejtues i mjetit. Ai është transportuar në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mbledhur provat e nevojshme për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake hetimor dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga shpejtësia.