Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton se ditën e enjte, më 24 korrik 2025, ora 10:00, Kryetari akad. Skënder Gjinushi do të zhvillojë një konferencë për mediat, ku do të trajtojë çështje të rëndësishme që lidhen me:
Reformën në sistemin e kërkimit shkencor;
Zbatimin e ligjit të ri për shkencën dhe objektivat institucionalë në këtë kuadër;
Aktet nënligjore që lidhen me problematikat në kërkimin shkencor, si: etika në kërkim, plagjiatura, fabrikimi i të dhënave etj., si dhe politikat e praktikat e financimit, statusin e kërkuesve shkencorë, bashkëpunimin ndërinstitucional etj.
-Konferenca për mediat do të zhvillohet në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave-



















