E Ngarkuara me Punë e SHBA viziton Fushën e Gazit në Delvinë: Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjitik amerikan

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn së bashku me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë.

Në postimin e ndarë në rrjetet sociale nga Ambasada amerikane, VanHorn është shprehur se presidenti Donald Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjitik amerikan me investime që forcojnë sigurinë energjitike globale.

Sigal

VanHorn nënvizon edhe rëndësinë për një mjedis rregullator transparent, që të bëhet e mundur tërheqja e investimeve ndërkombëtare.