Luan Rama: Shqipëria është në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore!

523
Sigal

Zevendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, në një reagim i kërkon qeverise te zbatoje ligjin dhe te shpalle gjendjen e fatkeqesise natyrore.

Deklarata e plotë e Luan Ramës:

Shqipëria është në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore!

Qeveria duhet të mblidhet menjëherë e të vendosë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore!

Çdo vonesë është mosveprim i qëllimshëm, e nëse Kryeministri është aq i papërgjegjshëm sa të mos e kuptojë domosdoshmërinë e këtij vendimi, brenda qeverisë ka ende njerëz të përgjegjshëm që duhet t’ia kërkojnë e t’ia propozojnë këtë hap si masë ligjore të domosdoshme.

Nëse trupat e Kosovës motër dhe të vendeve mike e partnere kanë reaguar menjëherë dhe me përgjegjësinë që meriton një situatë alarmante dhe në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, nëse solidariteti vllazëror ndër shqiptarët është shfaqur si gjithnjë në situata të tilla tragjike dhe alarmante me gjithë forcën dhe madhështinë e vet, këtë duhet ta bëjë edhe qeveria e Shqipërisë.

Duhet ta bëjë tani!

Duhet të mblidhet e të shpallë menjëherë gjendjen e fatkeqësisë natyrore!

Nesër do të jetë vonë!