“E kemi dimër të dytë”/ Operatorët turistikë thirrje qeverisë: Të ndajë mendjen, të hapemi apo jo?

316
Sigal

Një javë nga hapja e sezonit turistik, në Vlorë prenotimet janë të bllokuara. Lajmi konfirmohet nga kreu i operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini.

Nga udhëzimet e fundit  është vendosur që hotelet e licensuara të kenë plazhin për klientët e tyre.“Të gjitha hotelet e kanë infrastrukturën e vet gati, por po shikojmë që pengesat po dalin nga më të ndryshme. Nuk kemi akoma plazhet në dispozicion. Kjo bën atë që i themi kaos sepse kemi kërkesa për pushues, por informacioni jonë është i kufizuar.  Në rast se ju dhe një tjetër dëshironi të vini në Vlorë ne jemi të kufizuar në rezervim sepse nuk mund të premtojmë se do kemi plazh të lirë”, thotë ai. Operatorët janë të bindur që turizmi këtë vit do të mbahet vetëm nga pushesit vendas.

“Ky vit do të jetë me pushues të brendshëm”, thekson ai.

Bedini ka një kërkesë për qeverinë.

“E kemi dimrin e dytë këtë. Kemi që në tetor që kemi qenë 100% të mbyllur. Të hapemi apo mos hapim. Të ndajë mendjen”, shprehet ai.

Saranda është një tjetër qytet turistik ne te cilin janë anuluar rezervimet per pushime.