E hëna nis me kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

116
Sigal

Java nis me mot të kthjellët e me temperatura të larta.

Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë shira të pakët në zonat verilindore dhe Juglindore.

Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e bregdetit dhe zonave të ulëta do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në Adriatik dhe Jon dallgëzim 2 ballë.