“E gjithë bota ështe tronditur nga skandalet e Edi Ramës”- Meta flet për 14 majin e paralajmëron kryeministrin: Çfarë ke mbjellë, do korrësh

93
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë ka dhënë mesazhe të forta për zgjedhjet e 14 majit dhe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “çfarë ke mbjell do të korrësh”.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, Meta u shpreh edhe në lidhje me çështjen “McGonigal”, ku tha se “gjithë bota ështe tronditur nga skandalet e Ramës”, teksa iu referua artikujve që publikojnë mediat e huaja për përmendjen e Ramës në këtë skandal.

“Jemi sot këtu për të përcaktuar kriteret për 1650 kandidatët e PL, për zgjedhjet e 14 majit. Jemi këtu për të gjitha angazhimet politike organizative për zgjedhjet vendore për shporrjen e monizmit përgjithmonë nga bashkitë tona për rikthimin e këshillave bashkiakë në këshilla pas konstituimit të parë të këshillit bashkiak do jetë një grup i jashtëzakonshëm. Pas konstituimit fjalën atje do e marrin përfaqësuesit e atyre banorëve nënat që i nxorri në rrugë ky regjimi kriminal për të bërë kulla për oligarkët e klientët e tij e ato gratë që i nxorrën me foshnjat në 5 të mëngjesit ata do flasin.

Nuk do guxojë kush ti nëpërkëmbë më ata. As Belind Këllici as Igli Cara as Luciano Boci, askush sdo guxojë të sillet me qytetarët në atë mënyrë. S’kanë për tu sjellë se kanë model tjetër të qeverisjes, modelin e kundërt të arrogancës e përjashtimit që ndjek Rilindja në Tiranë e gjithë Shqipërinë.

Gjithë bota ështe tronditur nga skandalet e Ramës.

Kryeministër që guxon e korrupton një drejtues të lartë të FBI.

Mediat u bënë një muaj që nuk ndalen, se si shëtit emri i tij nga CNN te Nju Jork Times e vjen në Evropë në Bild.

Kudo flitet për një agjent të lartë që ka turpëruar vendin e tij dhe për korruptuesin e tij që nuk i mjafton që është përmendur 14 herë.

Rama cfarë ke mbjellur do të korrësh cfarë ke mbjell ke për ta vjell.

Mbolle terror mes qytetarëve i fute në burg, se nuk paguanin energjinë e ke vjedh miliarda euro me korrupsionin tënd me importet e energjisë elektrike.

Ndalove një nënë 84 vjec pse kishte ndërtuar pa leje një kotec ndërkohë që u tmerrove me kullat e përbindëshme që kanë shkatërruar kryeqytetin ku gjysma e tyre janë pa leje por me bekimin e Ramës dhe janë për llogari dhe të xhepit të tij e bandës që nuk njeh ligj e interes publik”.