E ftohura, si ta shmangim, çfarë të përdorim për parandalimin e saj, si ta dalloni nga gripi, shenjat dhe kura. Ja ushqimet që përmirësojnë shikimin dhe largojnë mykun në lëkurë

E ftohura, si ta shmangim dhe çfarëtë përdorim për parandalimin e saj

Njerëzit zakonisht flasin sekanë “grip” kur në të vërtetëato janë duke përjetuar tëftohurën. E ftohura dhe gripi janë që të dyja të shkaktuara
nga viruset, megjithatë gripi është njësëmundje serioze që rezulton në vdekje çdovit. Të ftohurat e zakonshme shumë rrallë shkaktojnë dëme serioze.

NOA

Diferenca ndërmjet te ftohurës dhe gripit 
Simptomat e gripit zakonisht fillojnë papritur dhe me ethe, dhe njerëzit shpesh nuk ndihen mirë dhe shkojnë të shtrihen menjëherë në krevat. Fillimi i një të ftohure të zakonshme është e ngadaltë dhe simptomat
kryesisht janë të lidhura me hundën dhe fytin. Simptomat e gripit, mund të përfshijnë acarim të fytit ose të mushkërive, një kollë të thatë, ethe, djersitje dhe dhimbje muskujsh dhe tenton që të prekë të
gjithë trupin. Simptomat e zakonshme të të ftohurës përfshijnë teshtitje, kollë, acarim të fytit dhe rrjedhje të hundëve. Nëse janë të pranishme ethet, zakonisht janë të buta. Të ftohurat më të zakonshme përmirësohen për 7 deri në 10 ditë, gjithashtu kolla mund të zgjasë 1 ose 2 javë më shumë sesa simptomat e tjera. Mukusi jeshil ose i verdhë jo domosdoshmërisht nënkupton që e ftohura juaj është duke u përkeqësuar ose që ju keni një infeksion bakterial dhe keni nevojë për antibiotikë.

Si mund ta shmangni marrjene gripit ose të ftohurën e zakonshme?
Praktikoni masa parandaluese: lani duart me sapun, veçanërisht pasi keni mbuluar hundën kur keni teshtirë ose para se të hani ose kur përgatitni ushqimet; Largoni gishtat nga sytë, hunda dhe goja; Mbulojeni gojën kur tështini ose kolliteni; Hidhni letrat e hundës pasi i keni përdorur ato; Shmangni përdorimin e përbashkët të filxhanëve dhe Nuk janë të arsyeshme antibiotikët, pushoni sa më shumë, pini sa më shumë lëngje dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të cigares gotave; Shmangni kontaktet e afërta me ato
që vuajnë nga e ftohura.

A do të ndihmojnë antibiotikët që eftohura të shërohet më shpejt?
Antibiotikët funksionojnë vetëm në infeksionet e shkaktuara nga bakteret dhe nuk kanë efekte mbi viruset. Kështu që antibiotikët nuk kanë efekte ndaj viruseve të së ftohurës ose të gripit, sistemi juaj imun duhet të luftojë me viruset. Antibiotikët nuk do të ndalojnë përkeqësimin e të ftohurës tuaj
dhe nuk do të ndalojnë përhapjen e infeksionit tek njerëzit e tjerë. Është e rëndësishme për të ditur se përdorimi i antibiotikëve kur ju nuk keni nevojë për to do ti bëjë ato më pak efektive kur ju të keni nevojë për to. Antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore si p.sh. probleme të stomakut, diarre, skuqje dhe reaksion alergjik. Infeksionet e fytit dhe të veshit mund të
shkaktohen nga bakteret ose viruset. Kur ato shkaktohen nga bakteret, antibiotikët mund të ndikojnë tek trajtimi. Disa shembuj përfshijnë: infeksionin e veshit të mesëm (otitis media), që mund të shkaktojë dhimbje të fortë veshi tek fëmijët; dhimbje grykësh dhe sinozit, që mund të shkaktojë
dhimbje të fytyrës dhe një rrjedhje të hundëve. Megjithatë, kjo sëmundje gjithashtu tenton që të përmirësohet vetë, dhe antibiotikët janë të nevojshëm vetëm në disa raste. Antibiotikët mund të nevojiten më tepër nga islandezët që kanë më shumë mundësi të zhvillojnë komplikacione nga infeksionet e traktit të frymëmarrjes.

Mënyra praktike për të liruar simptomate të ftohurës së zakonshme dhe të gripit
Merreni me qetësi. Ndihmoni sistemin tuaj imun: pushoni sa më shumë dhe pini sa më shumë lëngje. Gjithashtu, shmangni ekspozimin
ndaj tymit të cigares. Pastrimi i mukusit, sinozitit të
bllokuar ose rrjedhjes së hundëve

Kripërat – Sprajet me ujë të kripur dhe pikat mund të ndihmojnë në pastrimin e mukusit. Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik
dhe ujë. Kjo përzierje hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e
lëkurës, ku është shfaqur myku. Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë. Gjatë kësaj kohe vaji eterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do
kemi një lëkurë të shëndetshme. Specialistë të kësaj teorie theksojnë se
vaji eterik është elementi bazë për luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër nga ky lloj vaji.
Inhalimi me avull – Thith avull nga dushi ose nga uji i ngrohtë i zier me një peshqir të vendosur mbi kokën tuaj. Fëmijët duhet të shmangin avullin nga një tas me ujë të ngrohtë pasi rrezikojnë djegien. Dekongjenstantët
– Këto vijnë në formën e sprajit, pikave, tabletave ose një përzierje e këtyre
dhe mund të ndihmojnë në tharjen e rrjedhjes së hundës ose në lirimin e sinuseve të bllokuara. Kontrolloni etiketat për të parë nëse është i sigurt përdorimi i dekongjenstantë- ve, sidomos për fëmijët dhe gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji.
Përdorimi i zgjatur i dekongjenstantë-ve (më shumë se 5-7 ditë) duhet shmangur. Një qetësues për dhimbjet e fytit. Bëj gargarë me ujë të ngrohtë dhe të kripur ose vendos një akull të ftohtë në gojë. Ilaçet liruese të dhimbjeve siç janë paracetamoli, ibuprofeni ose aspirina mund të lirojnë dhimbjet e fytit. Kontrolloni etiketat  për të siguruar që ilaçi është i përshtatshëm. Kujtoni që mos i jepni asnjëherë aspirinë asnjë njeriu që është nën moshën 18 vjeçare, përveç rasteve që janë dhënë vetë nga doktori, pasi ato (ndonëse rrallë) shkaktojnë dëme të rënda. Përdorimi i vitaminave, mineraleve, bimëve dhe ilaçeve natyrale Të gjitha ilaçet, që përfshijnë ilaçet
natyrale dhe bimore, mund të japin efekte të padëshiruara dhe mund të ndërveprojnë me ilaçe të tjera. Përveç kësaj, ilaçet natyrale dhe bimore mund të mos jenë testuar në të njëjtën mënyrë si ilaçet e dhëna me recetë.
Për fëmijët – Nuk ka dëshmi të mjaftueshme të cilësisë për të treguar përfitimet në përdorimin e vitaminave, mineraleve ose bimëve në trajtimin e ftohjeve tek fëmijët. Gjithashtu, fëmijët mund të kenë efekte anësore nga përdorimi i këtyre ilaçeve.

Për të rriturit – Vitamina C duket se nuk ka mundësi për të zvogëluar kohëzgjatjen ose ashpërsinë e simptomave të të ftohurave,
dhe nuk ka treguar asgjë për parandalimin e ftohjeve. Zink lozenges nuk ka treguar mundësi për të shkurtuar gjatësinë e ashpërsisë së të ftohurave apo simptomave dhe ata mund të kenë efekte anësore. Echinacea nuk ka treguar se mund të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e ftohjeve.

Shkoni tek doktori juaj nëse përkeqësoheni

Nëse keni gjendje të tjera shëndetësore, siç është astma ose diabeti, që përkeqësohen me të ftohurën, shkoni tek doktori. Nëse simptomat vijnë papritur, ose janë të forta ose zgjasin më shumë se zakonisht, shkoni tek doktori juaj.
Nëse përjetoni një nga simptomat e mëposhtme, shkoni tek doktori juaj:
Temperaturë më të lartë se 38.5 gradë Celsius ose të dridhura; Ngrirje të qafës, dhimbje të fortë të kokës, dhimbje e lehtë e syve, dhimbje kraharori,
vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje e shpejtë. skuqje të lëkurës, zbehje të fytyrës, të vjella, vështirësi për tu ngritur nga gjumi ose përgjumje të pazakontë, kollë e vazhdueshme, dhimbje muskujsh.

Bëj gargarë me ujë të ngrohtë dhe të kripur ose vendos një akull të ftohtë në gojë. Ilaçet liruese të dhimbjeve siç janë paracetamoli, ibuprofeni ose aspirina mund të lirojnë dhimbjet e fytit. Kontrolloni etiketat për të siguruar që ilaçi është i përshtatshëm. Kujtoni që mos i jepni asnjëherë aspirinë asnjë njeriu që është nën moshën 18 vjeçare

Manaferra tpërmirësojnë shikimin

Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. G j i t h a s h t u mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.