Kreu i KLSH, Leskaj, letër Metës dhe krerëve të grupeve parlamentare

435
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur auditimin në Ministrinë e Energjisë dhe në Avokaturën e Shtetit dhe më pas i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.
Institucioni i KLSH ka kërkuar të ngrihet një komision Ad Hoc me ekspertë për verifikimin e dëmit. Sipas KLSH nga nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes CEZ dëmi ekonomik është 479 mln euro.
Nga përfundimi i auditimit KLSH ka nxjerrë konkluzion se marrëveshja e bën të pamundur një proces të ri privatizimi. Ndërsa theksoi se janë dëmtuar rëndë interesat e shtetit.
Auditimi i KLSH nisi më datë 16.03.2015 dhe përfundoi më 27. 07 2015.
Sigal