“Afrika Veriore pësoi një rënie 30% në rezervime për perudhën e pushimeve në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa ngjarjet e fundit në Greqi kanë bërë që shumë turistë t’u drejtohen destinacioneve të tjera për të pushuar këtë verë” – shkruan revista turistike e famshme italiane Travel Quatidiano.
“Turistët nga mbarë bota kanë filluar të kërkojë këshilla se ku të nisin sezonin dhe si të zbulojnë destinacione të reja”,- thotë Gianpaolo Romano, CEO i CartOrange agjencisë së famshme të udhëtimeve dhe këshillueses për turistët. Për të zëvendësuar destinacionet e prefereruara më parë dy janë vendet që kjo agjenci rekomandon bregdeti Portugez dhe ai Shqiptar që përbëjnë risinë e vërtetë të verës 2015.
CartOrange e ka futur Shqipërinë në katalogun e saj “Udhëto në kohë”, dedikuar turistëve të cilët duan të eksplorojnë dhe të zgjedhin për të vizituar vënde me plazhe dhe aktivitete kulturore.
“Ne e cilësojmë Shqipërinë si sekretin e fundit të Europës.E njohur si Iliria në lashtësi vendi është ideal dhe ka plazhe mjaft të bukurura për tu zbuluar si dhe një trashëgimi të pasur kulturore deri më tani e panjohur . Dhe sot është një vend i sigurtë për të pritur dhe akomoduar turistët”- shkruan CartOrange në faqen e saj.
“Ju gjithashtu mund të eksploroni në mënyrë të pavarur, dhe në fakt CartOrange ofron një fly-drive që ju lejon të vizitoni pjesët antike të Shqipërisë dhe bizantine si Butrinti dhe Apollonia, qytetin e trashëgimisë, Beratin e mbrojtur nga UNESCO, Durrësin, Sarandën, Gjirokastrën etj. Jo vetëm kulturë: plazhe dhe limane shkëmbore të paprekur nga turizmi masiv dhe mrekullitë natyrore të tilla si Syri i Kaltër etj-përfundon oferta e saj.