E ekzekutuan me 12 plumba në sy të nënës/ Detaje nga vrasja e Feriz Bardhit në Durrës

581
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Feriz Bardhit në Durrës. Mësohet se vrasja është bërë me porosi dhe se autorët kanë ndjekur dhe studiuar lëvizjet e viktimës.

Autorët kryen vrasjen në mesditë pasi në atë orë ka shumë lëvizjet dhe e kishin më të lehtë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sqarojmë se në momentin e ekzekutimit viktima ka qenë në oborrin e banesës dhe është thirrur nga jashtë banesës nga një person.

Sapo ka hapur derën është qëlluar 12 herë me breshëri me armë automatike. Në banesë ndodhej nëna e tij e cila është terrorizuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ishin me pushime.

Deri më tani në polici janë marrë në pyetje 15 persona për këtë ngjarje të rëndë. Por theksojmë se nuk është arritur në një rezultat konkret dhe mungesa e kamerave të sigurisë në atë zonë e vështirëson më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima Feriz Bardhi rezulton se është i skeduar edhe më herët nga Policia e Shtetit. Ai është arrestuar në vitin 2012 si pjesë e trafikut të drogës drejt Italisë.

Policia, ndërkaq ka nisur kontrollet për të kapur autorët. Ende nuk ka informacione për dinamikën e plotë të ngjarjes.