“E bukura Shqipëri!”, vajza e Donald Trump promovon bukuritë e jugut

45
Sigal

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri. Ivanka ka mbërritur për pushime së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner, duke zgjedhur vendin tonë si destinacion pushimi.

Para një jave u pa duke drekuar në një restorant Sarandë së bashku me bashkëshortin dhe disa personazhe të tjerë.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ndan disa foto ku shkruan: E bukura Shqipëri.

"E bukura Shqipëri!", vajza e Donald Trump promovon bukuritë

"E bukura Shqipëri!", vajza e Donald Trump promovon bukuritë

Për Ivankën, kjo është vizita e dytë në Shqipëri teksa dy vite më parë kishte përshkruar gjithë bregdetin tonë me jaht duke vizituar edhe ‘Butrintin’ dhe Kishën e ‘Shën Mërisë’ në Përmet.