‘E-albania’ mban peng qytetarët

278
Sigal

ISKSH jashtë funksionit, pas kalimit në portalin online të shërbimit shëndetësor, rrezikohet jeta e pacientëve, të sëmurët kronikë nuk marrin dot recetën e ilaçeve. Penalizohen edhe qindra investime të huaja, nuk dorëzojnë dot bilancet e bizneseve duke rrezikuar gjoba

Ankesat e qytetarëve ndaj shërbimeve sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë. Qytetarët e sëmurë janë të detyruar të përballen me justifikime nga më të ndryshmet kur duan të marrin shërbimin që ju nevojitet në QSUT.

Një qytetare e cila mjekohet për hepatitin B ka denoncuar problemin e radhës me të cilin është përballur ajo dhe të sëmurët e tjerë. Sipas saj që prej të premtes të sëmurët nuk marrin dot recetën për të vazhduar mjekimin pasi sistemi është prishur ndërkohë ilaçet i marrin me rimbursim pasi janë të sëmurë kronikë.

Por përveç kësaj, qyetarja shprehet se prej një muaji mungon ilaçi “tenofovir disoproksil 245 Mg”. Ajo kërkon një mënyrë alternative për të marrë recetën pasi nuk mund të rrinë dot pa ilaçe.Denoncimi i qytetares te joq: Përshendetje si jeni , doja të ngrija një shqetësim shum të madh që po ndodh në spitalin QSUT ! Jam një paciente që mjekohem për hepatitin B dhe shum të tjerë si mua që mjekohem me hepatitin B dhe C . Kemi që të premten që vimë te konsulta për të marrë recetën që të vazhdojmë mjekimin por na thon që nuk ka sistem sepse nuk e di se cfare ka ndodhur me sistemet . Askush nuk jep një përgjgije kur vjen ky sistem dhe ne si pacientë nuk kemi ku të marim ilaçe pasi jepen me rimbursim nga spitali për të sëmuret kronik. Përveç kësaj ka 1 muaj që është në mungesë tenofovir disoproksil 245 Mg . Duhet të jetë një mënyrë alternative për të dhënë recetën sepse nuk mund të rrimë pa ilaçe .Nëqoftëse keni mundësi bëni diçka ju lutem ! Ky është mjekimi i cili është në mungesë: