Ministrja Kushi takim me përfaqësues të Bankës Botërore / Bashkëpunimi ynë në digjitalizim dhe teknologji siguron sistem të qëndrueshëm arsimor

233
Sigal

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore në Shqipëri z. Emanuel Salinas dhe z. Nalin Jena, me të cilët bisedoi rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bankës Botërore në fushën e digjitalizimit dhe përdorimit të teknologjisë në arsim.

Ministrja Kushi vuri theksin tek rëndësia që ka digjitalizimi dhe përdorimi i teknologjisë për ngritjen e një sistemi arsimor të qëndrueshëm që rrit eficencën në mësimdhënie.

Znj. Kushi i falënderoi dy përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore në Shqipëri për angazhimin e tyre në bashkëpunimin dypalësh për sa i përket kujdesit të shtuar për fëmijërinë e hershme, e cila është pikënisja e të pasurit një zhvillim sa më të shëndoshë të fëmijëve.

###

https://www.facebook.com/100057450729783/posts/473425187915835/?d=n