Dyshohet se vrau kunatin natën e Vitit të Ri, gjykata jep vendimin për Klajdi Shundin

191
Sigal

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Klajdi Shundin, i cili dy vite më parë dyshohet se vrau kunatin në natën e ndërrimit të viteve.

Në vendimin e saj gjykata ka vendosur 20 vite burg për Shundin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, 2021 në një banesë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Viktima dhe autori u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe më pas Shundi dyshohet se e qëlloi kunatin Vladimir Zvezhda.

Ky i fundit, edhe përse u dërgua menjëherë në spital nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra.