Ka disa pamje të mërzitshme
Që shpesh më nervozojnë shumë keq
Përshembull. kjo lulishte e prishur
Ku s’lozin më fëmije dhe pleq
E qara e një gjimnazistje
Që me të dashurin ka bërë fjalë
Një varkë e ndryshkur keq nga vitet
Që nuk e puth më asnjë valë
Kafja e parë që nuk më “ngjiti”
Tymi i cigares që harbon
Ky plak me pamje neoliti
Që nën zë vdekjes i këndon
Hajduti i vogël i marketit
Që desh të vjedhë një çokollatë
Për pak pa frymë nga rrahja mbeti
Dhe sot e nisën në gjykatë
Ky proçesion që çon drejt varrit
Nje nënë të gjorë të masakruar
Nga çmenduritë e një të marri
Dhe askush s ‘ndal për ta nderuar
Ka disa pamje të mërzitshme
Që shfaqen para nesh çdo orë
Ty natyrisht stë bëjnë përshtypje
Por mua, më brejnë , si një tumor






















