Dyshohet se vodhën në një qendër tregtare, e pësojnë katër të rinjtë. Arrestohet një 29-vjeçar

28
Sigal

Policia ka vënë para përgjegjësisë katër të rinj në Tiranë, të cilët dyshohet se kishin vjedhur produkte në një qendër tregtare.

Sipas bluve të Tiranës, një 29-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa tre bashkëpunëtorët e tij, të moshës 17 vjeç, janë vënë nën hetim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura, ndërsa ka nisur puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, të angazhuar maksimalisht për të garantuar sundimin e ligjit, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shopping”.

Vodhën në një qendër tregtare, identifikohen dhe vihen përpara përgjegjësisë penale, 4 autorët e dyshuar.

Arrestohet njëri prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerët (të moshës 17 vjeç).

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, produktet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shopping”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi E. H., 29 vjeç, dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të moshës 17 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte të ndryshme, në një qendër tregtare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produktet e vjedhura.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.