Dyshohet se trafikuan me autobus nga Shqipëria 25 kg kokainë dhe 3.5 kg heroinë, zbulohen emrat e shqiptarëve

21
Sigal

Mediat italiane kanë publikuar sot emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Itali, pasi dyshohet se kanë trafikuar nga Shqipëria me autobus një sasi të madhe droge dhe më pas i’a kanë dorëzuar një shtetasi italian. Sipas mediave, dy shqiptarët e arrestuar janë Përparim Rakip, 39 vjeç dhe Erion Tola 42 vjeç, ndërkohë që shtetasi italian është Luigi Maggio 31 vjeç.

Gjatë një shërbimi vëzhgimi specifik të organizuar, oficeret e policisë panë një makinë me 31-vjeçarin Luigi Maggios në bord duke dalë nga garazhi i ndërtesës Lainate, e cila pasi arriti në Varese, ndaloi në Piazzale Kennedy, në zonën e përdorur për parkimin e autobusëve të ardhur nga Shqipëria.

Oficerët panë dy burra, 39-vjeçarin Përparim Rakip dhe 42-vjeçarin shqiptar Erion Tola, të cilët nga një autobus i kaluan shtetasit italian dy zarfe të mëdhenj të bardhë, i cili i vendosi në ndarjen e rrotave rezervë të bagazhit të makinës së tij. dhe pastaj u largua. Policët, duke dyshuar, e ndoqën burrin në Cerro Maggiore, ku ai ndaloi në semafor të kuq. Në atë moment është ndaluar dhe iu nënshtrua kontrolleve.

Brenda makinës së tij, në ndarjen e rrotave rezervë, kishte një fund të rremë ku oficerët gjetën 20 blloqe që përmbanin afërsisht 23 kg kokainë dhe 6 blloqe heroinë me peshë afërsisht 3.5 kg. Sipas asaj që u rikonstruktua nga agjentët e Komisariatit të Venecias Garibaldi, lënda narkotike e sekuestruar ishte e destinuar për tregun milanez në zonat Loreto, Crescenzago, Lambrate dhe Forlanini, siç rezultoi nga hetimet për lëvizjet e shtetasit italian dhe nga indikacionet gjetur në celularin e tij. 31-vjeçari italian është dërguar në burgun Busto Arsizio (VA), ndërsa dy shtetasit shqiptarë në burgun e Vareses.