Dyshohet se përndiqte 48 vjeçaren, arrestohet i riu në Lushnjë

203
Sigal

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Policia bën me dije se shtetasi Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e policisë.