Banorët e Shqipërisë së vogël brenda Shqipërisë së madhe: “Durrësi i Ri”

2354
Sigal

Serjan Mazrreku, Kryetari i Njësisë Bashkiake Nr.6 “Durrësi i Ri”, njeriu i cili po bën ndryshimin e madh për zonën e tij. Njeriu, i cili ka gjetur çelësin e bashkëpunimit me qytetarët me Bashkinë dhe Qeverinë duke sjellë ndryshimin e madh për zonën e kënetës, duke e kthyer në një qytet të ri në Durrës të Ri. Ai ka treguar për Gazetën “Telegraf” vështirësitë në të cila ka qene kjo zonë dhe të gjithë ndryshimet që ka pësuar.

Privilegj të punosh për komunitetit tënd. Gjendja e vështirë ekonomike e qytetarëve nga gjithë Shqipëria, të cilët u detyruan pas viteve 1990 të migronin në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë në kërkim të një jete sa më të mirë, edhe në rrethin e Durrësit e në mënyrë specifike, në zonën e ish-Kënetës ku në kohën e komunizmit u hapën disa kanale kulluese ku u bë e mundur kullimi i një pjese të madhe uji që kishte mbuluar zonën dhe u transferua në tokë bujqësore ferme, e cila nuk dha rezultate për shkak të kripëzimit të tokës nga uji detit. Për këtë arsye këto toka ngelën “Djerr” të pa punuara. Me ardhjen e Demokracisë, u shfrytëzuan nga të ardhurit për shtëpi banimi. Askush nuk mund ta mendonte se në këtë vend mund të ndërtohej e të jetohej por sakrifica e qytetarëve bëri të mundur ndryshimin e kësaj zone. U bënë investime të vogla ku banorët me kursimet e tyre filluan të ngrinin çadra, barake për tu strehuar me sakrifica të jashtëzakonshme duke mos pasur rrugë ndriçimi, energji elektrike, ujë të pijshëm edhe shërbime të tjera. Sa herë binin reshje shiu, e gjithë zona mbulohej nga uji dhe gjendjen më të vështirë e bënin shkarkimet e ujërave të zeza të qytetit .Rreth viteve 1995-1997 u shtua fluksi i ardhjes së banorëve në këtë zonë. Një ndër problematikat më shqetësuese ishte mungesa e energjisë elektrike të cilën banorët e siguronin me një fije tel faze kurse nulin duke vendosur një shufër hekuri në tokë ku merrej energji me fuqi 80 deri 100 vv, me të cilën nuk mund të punonte asnjë pajisje shtëpiake, sepse ajo pak dritë shërbente vetëm për orientim. Vuajtjet, mundimet dhe sakrificat e këtyre qytetarëve nuk mund të ngeleshin pa meritë! Mund të thuhet se kanë qenë edhe janë heronj në ndërtimin e kësaj zone, e cila është transformuar me investime kolosale, ndërtime shumëkatesh, me shtëpi e vila, me kopsht, çerdhe, shkolla gjimnaz, universitet, qendra shëndetësore, qendra komunitare dhe Njësi Bashkiake. Për të përfunduar vuajtjet dhe për t’i dhënë vlerë investimeve të banorëve 5 vitet e fundit, janë bërë investime sa për 20-vite të mara bashkë, pasi bashkëpunimi me Kryetarin e Bashkisë dhe Qeverisë ka qenë maksimal dhe prioritar nga Kryeministri Z. Edi Rama dhe Kryetari i Bashkise Z. Vangjush Dako për të ndihmuar këtë zonë, për ta mbështetur dhe për ta kthyer realisht në “Durrës të Ri” e për ti dhënë vlerë punës dhe sakrificave të banorëve me investime në infrastrukturë në arsim në zhvillim në të gjitha drejtimet që kjo zonë ta meritojë këtë emër dhe realisht sot është një ndër zonat më të përparuara dhe më e zhvilluara në të gjitha aspektet sepse për herë të parë pas shumë sakrificash kemi arritur të sjellim investime në infrastrukturë. Për herë të parë të hapim zyrën e Gjendjes Civile, ku marrin shërbimin 43 mijë banorë të cilët endeshin me kilometra dhe në radhët e gjata për të marrë këtë shërbim e shumë shërbime të tjera që ka Njësia Bashkiake Nr.6 në zyrat që janë hapur së fundmi brenda saj. Për herë të parë kemi realizuar ndërtimin e 25 rrugëve me gjatësi 15 km për të larguar përbaltjen e banorëve që vuanin prej vitesh nga infrastruktura e renduar dhe për ti dhënë vlerë investimeve që banoret kishin bërë me mund e me djers në vite, Për herë të parë është bërë mbyllja e 11 km kanal, i cili ka qenë një problem kryesor për përmbytjen dhe epideminë. Për herë të parë është hapur shkolla 9-vjeçare e re dhe gjimnazi i përgjithshëm “Dom Nikoll Kacorri”. Për herë të parë në 2017-n kemi hapur kopshtin dhe çerdhen “Durrësi i Ri”, duke lumturuar qindra fëmijë dhe duke i hapur rrugë punësimit të prindërve të tyre ku e kishin të pamundur për shkak të fëmijëve. Kemi bërë të mundur që mos të mungojë uji në asnjë familje të Njësisë Administrative nr.6 Kemi ndërtuar në të gjithë territorin e njësisë kabina elektrike dhe shtylla elektrike të reja, duke shmangur rrezikun që banorët hasnin çdo ditë nga telat e zhveshur e shtyllat e drurit në të gjitha akset kryesore tashmë janë të ndriçuar, ku deri dje hasnin vështirësi për të lëvizur gjatë natës. Kemi ndërtuar mbikalimin e ri që lidh dy shkollat e zonës e ku rrezikohej jeta e 600 fëmijëve që duhet të kalonin çdo ditë për të shkuar në shkollë. I jemi gjendur pranë banorëve 24/7 duke dëgjuar problematikat që kanë në çdo lagje në mënyrë që të bënin propozimet në bashki edhe në qeveri për nevojat që ka kjo zonë në çdo cep e në çdo lagje, gjithashtu për vitin e ri 2018-të do ketë mbështetje si në këto 5 vite nga Bashkia Durrës dhe Qeveria Qendrore që me investimet që kanë sjellë në zonë vitet e fundit dhe që po e kthejnë realisht këtë zonë në “Durrësin e Ri” Privilegj të punosh për komunitetin tënd e në veçanti kur ke një komunitet si banoret e “Durrësit të Ri”, Shqipërisë së vogël brenda Shqipërisë së madhe, njerëz nga gjithë Shqipëria e ku vlerat e ndërthurura me njëra-tjetrën arritën të kthejnë një kënetë në një qytet të ri, tashmë “Durrësi i Ri”!

Enea Cenko