Dyshohet se ngacmoi seksualisht mbesën 11-vjeçare, arrestohet 54-vjeçari në Vlorë

187
Sigal

Një 54-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga nga policia mëngjesin e së premtes. Dyshohet se i arrestuari me iniciale A.D., ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.

Detaje rreth ngjarjes nuk dihen ende.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual””, njofton policia.