Dyshohet se kërcënonte dhe shfrytëzonte një 28-vjeçare për prostitucion, arrestohet i riu

26
Sigal

Dy persona të shpallur në kërkim janë kapur në Durrës, pasi dyshohen për veprën penale të shfrytëzimit për prostitucion.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale T. V., i cili dyshohet se kanoste një 28-vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion,  duke i siguruar klientë nga vendi ynë, Italia dhe Belgjika kundrejt pagesave 150-300 euro.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Flower”, i zhvilluar më datë 17 qershor 2023, si rezultat i një hetimi katërmujor, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.

Lokalizohen dhe kapen të dy shtetasit e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Kanoste një 28-vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim. Në pranga edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i kërkimeve dhe i veprimeve të tjera procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower”, të zhvilluar më datë 17.06.2023, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u bë lokalizimin dhe kapja e 2 shtetasve të shpallur në kërkim:

1.M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë;

2. V., 38 vjeç, banues në Pojan, Fier.

Nga provat e siguruara si rezultat i një hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen V. M., për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, për ta kryer këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesave 150-300 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.